Secondary Adv

Prezantohet super jahti tokesor

Share on Google+

Modeli i fundit i Dembell Motorhomes ka një shasi Mercedes me tre boshte, me ambiente të brendshme të shkëlqyera të dizajnuara nga Azimut Yachts.

 

Gjithashtu është eko-miqësore-me panele diellore të montuara në çati, një rezervuar me ujë të ëmbël 270 gallon dhe gjenerator në bord. Dembell do të zbulojë zyrtarisht 'super-jahtin e saj tokësor' në Sallonin e Karvanit në Düsseldorf më 27 gusht.

Kompania nuk e ka shpallur ende çmimin, por faqja Luxury Launches parashikon se do të jetë në rangun prej 2 milion dollarësh. Kabina e përparme ka ndenjëset e kapitenit për katër persona, të gjitha me funksion masazhi, si dhe një krevat shtesë. 

Nxehtësia nën dysheme dhe radiatorët, plus xhamat e ndezur të dritareve, i mbajnë gjërat të ngrohta, por kur moti është i mirë, udhetaret mund të hanë nën një tendë të tërhequr 20.7 x 11.5 këmbë. Në varësi të modelit, garazhi i motorit është mjaft i madh për të vendosur një biçikletë, një skuter, apo një makinë të zgjuar. Dembell u shfaq duke futur një Ferrari California 75.2 inç brenda gjatë një vështrimi vjedhës VIP.

Përafërsisht 232 metra katrorë hapësirë ​​të brendshme përfshin një dhomë gjumi master me një krevat mbretëror që paloset për të bërë vend për një zyrë ose hapësirë ​​argëtimi me një teatër shtëpie opsional 70-inç 4K HD. Në shkurt, prodhuesi kinez i makinave Maxus debutoi një RV dykatëshe me një ashensor dhe ballkon.

 


Më të lexuarat